Në një kohë që Basha konfirmoi rikthimin e opozitës në tryezën e Këshillit Politik që po po diskuton reformën zgjedhore, burime për Vizion Plus bënë të ditur se palët madje janë dakortuar që puna të rinisë sa më shpejt.

Bëhet e ditur se është gjetur gjuha e përbashkët mes paleve politike që Këshilli Politike të mblidhet ne fillim të javës tjetër, ndonëse nuk është vendosur përfundimisht nëse tryeza do të mbahet të hënë apo të martën.

Tema e diskutimit të tryezës do të jenë disa cështje me rëndësi të reformes zgjedhore.

Mes tyre financimi I fushatës zgjedhore, barazia gjinore por edhe periudha zgjedhore. Kjo e fundit parashikon që zgjedhjet në Shqipëri të mos zhvillohen përtej fundit të muajit maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *