Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një grup kriminal.

 

Arrestimi i Bledar Zefit është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Zefi ishte dënuar nga gjykata e Genovës/Itali me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *