Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në Qarkun Shkodër për të cilat është arrestuar një 27 vjecar.

 

Në pranga ra shtetasi Mentadent Veinca, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe,

 

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes” pasi ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht;

 

Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, ka vjedhur automjetin  në pronësi të shtetasit Gj. Q.

 

Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin  në pronësi të shtetases F. Xh.

 

Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj.  mjetin  dhe një bageti të trashë (Lopë).

 

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje në këtë rast është emri I vecante I të arrestuarit, I njejte me markën e njohur holandeze të pastës së dhëmbeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *