Shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) thotë se ka penguar një komplot rus për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë ukrainas.

Kievi ka deklaruar se Shërbimi i sigurisë SBU ka kapur një rrjet agjentësh rusë që po komplotonin për të vrarë presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Ndërkohë mësohet se autoritetet e Kievit vazhduan me arrestimin e dy zyrtarëve ukrainas, të cilët, siç pretendon Kievi, kishin planifikuar të vrisnin presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky .

Në veçanti, shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) tha se shkatërroi një komplot rus për të vrarë Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë ukrainas. Sipas informacioneve nga BBC, ata po kërkonin “ekzekutues” të vullnetshëm në mesin e truprojave të Zelensky, të cilët mund ta merrnin peng dhe ta vrisnin.

Kujtojmë se më herët, Rusia e futi presidentin e Ukrainës në listën e personave të kërkuar , pa shpjeguar arsyet, siç thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Një ditë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin i kishte bërë thirrje ushtrisë ukrainase që të largonte Zelenskyn.

Në listën e të kërkuarve nga autoritetet ruse ka shumë rusë dhe të huaj, kryesisht ukrainas.

Në shkurt, emrat e kryeministrit të Estonisë Kaya Kalas, ministrit të kulturës të Lituanisë dhe ish-deputetëve letonez iu shtuan listës për shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike.

Një urdhër-arresti është lëshuar edhe kundër prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i cili vitin e kaluar lëshoi një urdhër-arresti për Putinin, duke e akuzuar atë për krime lufte./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *