E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet 27-vjeçari nga Azerbajxhani në Shkodër, ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin ilegalisht

Policia Kufitare ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për parandalimin e emigracionit të paligjshëm dhe veprimtarisë kriminale të ndihmës për kalim të jashtëligjshëm të kufirit.

Operacioni policor i koduar “Borders”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, çoi në arrestimin në flagrancë të një shtetasi azerbajxhanas, N. M., 27 vjeç, në zonën e quajtur “Ura e Hotit”, në fshatin Kastrat.

Reklamë

I riu u kap duke shoqëruar katër shtetas afganë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Sipas informacioneve operative dhe hetimeve paraprake, dyshohet se shtetasi azerbajxhanas vepronte kundrejt pagesës, duke ndihmuar emigrantë nga Vendet e Treta të kalonin kufirin tokësor, në mënyrë të paligjshme.

Reklamë

Ndaj tij rëndojnë dy akuza penale:

-“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

-“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë