Armando Broja shihet gjithnjë e më larg Cheleat. Forma e tij e dobët pas rikthimit nga dëmtimi ka bërë që drejtuesit e klubit londinez të mendojnë për largimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare dhe zëvendësimin e tij me një tjetër sulmues.

Klubi më i interesuar për shërbimet e sulmuesit shqiptar është Uest Ham, i cili ka kohë që e monitoroin 22-vjeçarin shqiptar.

Tashmë duket se kampionët e Ligës së Konferencës kanë dërguar skautët për ta ndjekur nga afër Brojën dhe po përgatisin një ofertë për të bindur Çelsin që ta lërë të lirë.

Kjo e fundit ende ka dyshimet e saj nëse do ta largojë që tabni Brojën apo duhet të presë deri në verë, pasi ende nuk ka arritur një marrëveshje me asnjë sulmues për ta zëvendësuar, duke parë dhe që Nikolas Xhekson u nis drejt Kupës së Afrikës me Senegalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *