Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë ne fuqi vendimin e shkallës së parë e cila vendosi masen e sigurise arrest me burg per Fredi Rrushin, i akuzuar si vrasësi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

 

Por nga ana tjetër, apeli ka liruar nga burgu, duke vendosur arrest shtëpie për vëllain e autorit, Pajtim Rrushi.

 

Ky i fundit akuzohet për veprimie që pengojnë zbardhjen e të vërtetës dhe asgjesim të kufomës.

 

Ndërkohë Fredi Rrushi akuzohet  për vrasje, armëmbajtje dhe asgjësim të kufomës.

 

Trupi i Ruzhdi Hoxhës, pas vrasjes u hodh në humnerë pas malit të Dajtit. Ishte denoncimi i djalit të viktimës, i cili tha se prej ditësh babai i tij kishte humbur kontektet me familjen.

 

Përmes kamerave të sigurisë dhe qelizave telefonike, policia arriti në zbardhjen e vrasjes.

 

Mister mbetet ende makina tip Pasat, ku dyshohet se u vra 43-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *