Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka ulur masën e dënimit ndaj ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri.

 

Në seancën e të martës, avokati mbrojtës i Shkëlqim Mirit kërkoi pafajësinë për ish-gjyqtarin por gjykata vendosi që të ulë dënimin me vetëm 8 muaj.

 

Shkëlqim Miri në 2018 u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 2 vjet e 6 muaj me akuzën e korrupsionit.

 

Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë në nëntor 2017 pas një hetimi të nisur nga prokuroria pasi dyshohet se ai ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të një vepre penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *