Subscribe

Spektakli muzikor “Këngë moj” nisi mbrëmjen e të enjtes sezonin e tij të tretë në ekranin e Vizion Plus.

 

Një mozaik përmbledhjesh të këngëve më të njohura shqiptare erdhën të interpretuara nga artistja e mbrëmjes, Anxhela Peristeri.

 

ANXHELA PERISTERI

KENGETARE

“Ndihem sikur kam realizuar një koncert timin recital dhe jam shumë e lumtur  dhe shumë e privilegjuar që e hapa unë këtë spekakël. Mendoj që është një dite fantastike, ne kemi këngëtarë shumë të mirë kështu që pse jo të kenë mundësi të gjithë të shpalosin repertorin e tyre.”

 

Kjo mbrëmje plot surpriza solli dhe të ftuar të tjerë, miq e kolegë të Anxhela Peristerit që ndanë së bashku skenën e “Këngë Moj”.

 

AUREL THELLIMI

KENGETAR

“Ishte surprizë kur e mora vesh që ishai ftuari i parë i kësaj mbrëmje. Normal që dihet që unë dhe Anxhela jemi shokë prej shumë vitesh por është një tjetër përgjegjësi  të këndosh në recitalin e saj.”

 

GENA

KENGETAR

“E prita me dëshirë të madhe dhe mendoj se edhe ajo që më ka përzgjedhur ka ditur ca ka zgjedhur. Të dy kënduam këngën time, një këngë korcare dhe u prit shumë mirë.”

 

Për herë të parë spektaklit “Këngë moj” ju bashkua dhe këngëtari Sinan Hoxha.

 

SINAN HOXHA

KENGETAR

“Më në fund jam te “Këngë Moj” është një emocion shumë i bukur sepse kemi të bëjmë me një spektakël 100% shqip.”

 

Nata e parë u kthye në një atmosferë magjike, ku publiku i pranishëm në sallë por jo vetëm, iu bashkuan njëzëri artistëve.

 

Për të gjithë ata që nuk mundën ta ndiqnin spektaklin “Këngë moj” dhe natën e Anxhela Peristerit do të kenë mundësi ta shohin të dielën në orën 20:30.

 

Ndërsa për të zbuluar surpriza dhe të tjerë të ftuar speciale, që do ti’ bashkohen skenës së muzikës, “Këngë Moj” ju lë takim çdo të enjte në orën 21:00vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *