Ministrja e Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu ka humbur babanë këtë të hënë. Lajmin e dha vetë ministrja në rrjetet sociale.

“U prehsh në paqe ba”, shkruan ajo përbri fotos, ku duken duart e saj që shtrëngojnë duart e të atit.

 

Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus” këtë të hënë për të folur për pandeminë. Por dy orë para nisjes së emisionit, ajo anuloi pjesëmarrjen sepse i ati ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Stafi i “Quo Vadis” i shpreh ngushëllimet ministres së Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *