Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë pushuesve në bregdetin e jugut në Shqipëri.

Së bashku me familjen, ajo po kalon disa ditë relaksi në Palasë.
Mund të themi me plot gojë se ajo ka një fizik tepër të mirë, megjithëse është 39 vjeç dhe nënë e tre fëmijëve.
Anita shfaqet e veshur me rroba banjo teksa rregullonte çadrën e plazhit.

Më herët, Anita ka rrëfyer se fiziku i saj i mirë është i trashëguar, por ajo nuk heq dorë edhe nga vrapi i mëngjesit prej një ore.
Kujtojmë se disa javë më parë, bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, për t’u gjykuar si një qytetar i thjeshtë në Gjykatën e Hagës.





