Subscribe

Presidenti Vladimir Putin viziton Gjermaninë për herë të parë që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë katër vjet më parë. Ai do të takohet me kancelaren Angela Merkel në samitin dypalësh, takim I cili do t’u japë mundësinë liderëve  për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Mësohet se në axhendën e diskutimeve do të jenë konflikti i Ukrainës, tubacioni I gazit natyror “Nord Stream 2” dhe Siria, por edhe tarifat e Uashingtonit për aluminin dhe çelikun ndaj Bashkimit Europian, dhe sanksionet amerikane kundër Rusisë.

 

Zëdhënësi i presidentit rus Dmitri Peskov, tha për gazetarët do të diskutohet për zbatimin e projekteve të përbashkëta.

 

Kancelaria gjermane Angela Merkel e presidenti rus, u takuan për herë të fundit në qytetin jugor të Soçit, 4 muaj më parë, ku diskutuan rreth krizës në Ukrainë

 

Një ditë më parë Merkel paralajmëroi se nuk pret rezultate konkrete nga takimi me Putin në pallatin e qeverisë, por shtoi se të dy vendet duhet të mbeten në “dialog të përhershëm” për listën e gjatë të problemeve me të cilat përballen.

 

Putin do të mbërrijë në Gjermani pas një ndalese në Austri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *