Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha per nje muaj me radhe paralajmëroi rrëzimin e qeverise Rama, ne çdo takim qe zhvilloi neper Shqipëri e ne cdo deklarate politike; nisur nga ky këndvështrim protesta e opozitës te shtunen dështoi.

 

Skënder Minxhozi: Zoti Basha e vuri stekën më lart se sa duhet bashkë me Zonjën Kryemadhi dhe Zotin Berisha, pritshmëritë që ata krijuan ishin false dhe u pa edhe njëherë ashtu sic ka ndodhur edhe në të shkuarën që pritshmëritë që krijohen në Tiranë nga liderët politikë nuk provohen ne terren me mbështetje popullore. Ky duhet të jetë një mësim politik për organizatoret e protestës.

 

Alfred Lela; Protesta arriti mjaftueshëm qëllime, sigurisht pa rrëzuar Ramën se nuk jemi në kushtet kur qeveritë rrëzohen brenda një dite, asnjë revolucion edhe kur ka qenë revolucion nuk e ka rrëzuar një qeveri brenda një dite.

 

Por pertej kesaj 16 shkurti shënoi disa arritje për Lulzim Bashen.

 

Eduard Zaloshnja: Të paktën në 10 vitet e fundit që unë kam matur me përafërsi pjesëmarrjen nëpërmjet google earth pro kjo ka qenë pjesëmarrja më e lartë që kanë pasur protestat e udhëhequra nga Lulzim Basha. Në këtë kuptim mund të ketë vlerë fakti që njerëzit e opozitës kryesisht të PD iu përgjigjën thirrjet së Lulzim Bashës.

 

Skender Minxhozi: Nëse ne shohim vetëm ditën e 16 shkurtit, pjesëmarrja ishte e madhe dhe ky do të ishte, mendoj unë, një mësim edhe për qeverinë e cila tashmë mund të kuptojë që ka një masë populli të pakënaqur kryesisht për shkak të sjelljes së Kryeministrit dhe të mënyrës se si ai ndërton marrëdhënien me publikun dhe me kundërshtarin politik.

 

Por analistet gjykojnë se vetëm protestat nuk mjaftojnë per te sjelle nje force politike ne pushtet.

 

Eduard Zaloshnja: U regjëm me protestat që thirren për të rrëzuar qeverinë; ka bërë kushedi se sa Edi Rama, ka bërë disa edhe Lulzim Basha, edhe Berisha më përpara, por në fund të fundit Berisha erdhi në pushtet në 2005 jo me protestat “Nano ik” por me votime. Të njëjtën gjë bëri edhe Edi Rama por në fund të fundit kur erdhi në pushtet erdhi me 1 milion vota.

 

Opozita ka paralajmëruar zhvillimin e nje proteste tjeter diten e enjte dhe sipas analisteve e shtuna tregoi elementet kryesore ku aksioni i saj duhet te mbështetet.

 

Alfred Lela:Kam parasysh një burrë të moshuar I cili në atë gëzim-zemërimin e tij kërcente një rock sipas mënyrës së vet. Kishte më shumë zemërim se sa dhunë. Nuk ishte dhunë në fakt ishte zemërim, ishte frustrim, ndrydhje. Opozita mbi këtë duhet ta mbështesë dhe ta ndërtojë aksionin e saj opozitar.

 

Te shtunen pas 5 ore proteste para selisë se kryeministrisë, kryetari i demokrateve Basha lajmëroi mbylljen e tubimit dhe zhvillimin e protestës tjeter ditën e enjte para parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *