Nëse ngatërrohesh me Beyonce, bën mirë të jesh i përgatitur për atë që të pret më pas. Mbrëmjen e djeshme Amber Rose pati në Twitter atë çfare shpresohet të ishte një moment i përkohshëm çmendurie sepse mesazhi që ajo ndau me botën mund të nisë një luftë të vërtetë.

 

 

“Hey @Beyoncé kam një sekret,” – shkruan Amber, “Unë jam Becky me floket e shkurta.”

 

 

Mos valle Amber pranon kështu se ajo është e famshmja “Becky With The Good Hair” nga albumi Lemonade? Sigurisht ajo e ka përshtatur shprehjen me prerjen e saj te flokëve por sërisht, Becky mbetet vajza me të cilën Jay Z supozohet të ketë tradhëtuar Beyonce.

 

 

Fansat e kengetares se “Crazy In Love”menjëherë iu kundërvunë duke thënë se, per të mirën e vetë Amber, shpresonin që profili i saj të ishte hackuar. Fatmirësisht, reperja zbuloi se pikërisht kjo i kishte ndodhur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *