Subscribe

Pak orë para nisjes së protestës se 9 kombetare te opozites se bashkuar ambasadorja Gjermane Schütz ka bërë thirrje palëve që të distancohen nga dhuna.

 

Në deklaratën e saj ambasadorja Gjermane Schütz u ka kërkuar organizatorëve që të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.

 

“Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.  Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike. U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.”

 

Ndërkohë një ditë më parë përmes një deklarate për mediat edhe ambasada amerikane në Tiranë ka bërë thirrje palëve që të shmangen nga dhuna dhe të marrin përgjegjësitë e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *