Ambasadori Italian, Alberto Cutillio është shprehur se zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në Bashkimin Europian.

 

Nga Gjirokastra Cutillio ka ftuar partitë politike të ulen sëbashku dhe të zgjidhin problemet që kanë, duke e vënë theksin tek reforma zgjedhore.

 

Ndë të tjëra në fjalën e tij ambasadori italian është shprehur se negociatat duhen hapur tani.

 

“Zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në BE. Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos reformën zgjedhore. BE i ka dhënë disa detyra Shqipërisë dhe ne mendojmë se këto detyra janë plotësuar kohë më parë dhe nuk gjejmë arsye përse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat. Negociatat duhen hapur tani. Të hapësh negociatat nuk do të thotë të jesh anëtar i BE, por të nisësh rrugëtimin drejt saj. Përcjell urimet e mia Shqipërisë që ka punuar vërtet seriozisht në këtë rrugëtim aspak të lehtë dhe që do të kërkojmë akoma më shumë angazhim politik dhe solidaritet të të gjitha forcave politike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *