Dy raste të dyshuara me qytetare të prekur nga koronavirusi janë evidentuar në një krocere në portin e Civitavecchia në Itali

Bëhet fjalë për burrë e grua që vinin nga Macao dhe do të zbrisnin nga krocera. Gruaja 54 vjecare ka ethe dhe problem në frymëmarrje, që janë ndër simptomat e koronavirusit. Bashkëshorti nuk ka simptoma mirëpo është izoluar bashke më gruan.

Dhe jo vetëm kaq. Autoritetet italiane kanë bllokuar zbritjen në port të rreth 7 mijë turisteve që ishin në krocera nisur nga frika e përhapjes së mundshme të virusit të rrezikshëm.

Të paktën kjo situatë do të vazhdojë derisa të dalin përgjigjet e analizave nëse kemi të bëjmë apo jo me koronavirusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *