Ne nje aksion blic te koduar “Dinamo” policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal armësh, municione luftarake dhe vlera monetare. Ne vijim te ketij operacioni u arrestua 62-vjeçari Engjëll. H.

 

“Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur  dhe sekuestruar arsenal armësh, municione luftarake dhe vlera monetare. Ky shtetas dyshohet të ketë patur për qëllim trafikimin e armëve dhe municineve luftarake në vlera të ndryshme monetare”,sqaroi policia.

 

Grupi hetimor i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 29 copë fishekë. Një armë zjarri pushkë model 63, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 25 copë fishekë. Një pushkë sportive shul, me krëhër të vendosur në të me 3 copë fishekë. 131 copë kartmonedha me prerje 1000 lekë  (131000 lekë të reja). 6  kuti me fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, me nga 100 copë fishekë secila. 45 copë fishekë pushkë sportive. 30 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm. 173 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm. Një armë e ftohtë thikë. Dy aparate telefoni të markave të ndryshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *