Arrestohet shoferi që aksidentoi paraditen e së mërkurës të moshuarën në Korçë, e cila po kalonte rrugën.

Pasi përplasi këmbësoren, drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja dhe më pas u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit me iniciale N. Xh., banues në fshatin Boboshticë.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur V. V., 86 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ndodhet në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *