Një autobus me turistë nga Kina, është përplasur në Utah të Shteteve të Bashkuara duke lënë të vdekur të paktën 4 persona dhe 5 tjerë të lënduar.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Parkut Kombëtar “Bryce” kur doli nga rruga dhe goditi një rrethojë hekuri. Autoritetet janë duke hetuar shkaktarin e aksidentit.

 

Të gjithë pasagjerët ishin të nacionalitetit kinez. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët që flasin gjuhën mandarin të ofrojnë ndihmë rreth komunikimit me ta.

 

Ambasada e Kinës në Uashington bëri të ditur se ka inicuar protokollin emergjent dhe ka dërguar ekipin për të vizituar të lënduarit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *