Pas aksidentit tragjik me dy viktima mëngjesin e kësaj të marte në Shkodër, SHÇBA ka vënë një pranga dy persona.

 

Është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, si dhe shoferi i “Mercedes Benz“, me të cilin udhëtonin si pasagjerë Serxho Kuka dhe Eglis Delaj, të cilët humbën jetën.

 

Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik – Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një muri rrethues. Si pasojë e kësaj përplasjeje, kanë humbur jetën dy të rinjtë.

 

Polici ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *