Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, i është përgjigjur ministrit Ulsi Manja në Kuvend.

“Ti thinjesh për ditë mua më bien flokët, kujdes me bojën”, tha Manja, duke iu referuar Bashës.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, ky i fundit tha se Manja gënjen dhe bashkë me pjesën tjetër të opozitës ka amnistuar të korruptuarit.

“Si kam parë kurrë kaq aktiv anëtarët e grupit tënd parlamentar për të të mbrojtur. Kaq rëndë je Ulsi. Ç’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me lesht e mi, të ngelën lesht e mi në gojë. Merru me të vërtetat. Ti gënjen, unë kam kërkuar heqjen e imunitetit këtu, për veten time. Ju jeni mashtrues, tjetër gjë thoni e tjetër gjë bëni. Ju graduat pushkatarët e 21 janarit, ju e përqafuat, e vutë në fron sebepin e 21 janarit. Çfarë ju ka penguar ju? Apo e ke fjalën për aktin më të rëndë të një vendi anëtar të NATO-s, ku kryeministri ka korruptuar një nga zyrtarët e lartë amerikan. E vetmja gjë që ti nuk arrin t’u thuash shqiptarëve është pse ti gënjeve bashkë me bashkëpunëtorët e tu, kur amnistove të korruptuarit”, tha Manja. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *