Seanca e sotme plenare ka nisur me debate dhe replika të forta mes ministrit Ulsi Manja dhe deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj. Manja dhe Alibeaj debatuan lidhur me amnistinë.

Alibeaj akuzon Manjën se nga amnistia kanë përfituar mbi 100 të akuzuar për korrupsion. Ministri Manja ironizoi Alibeajn duke i thënë se ai është i pakënaqur nga vetja si njeri.

Manja i tha Alibeajt se kur ishte ministër Drejtësie liroi me amnisti 40 banditë gjatë fushatës elektorale.

Ulsi Manja: Ti je shumë rëndë. Si jurist e thashë ne seancën tjetër por edhe si njeri. Si mor burr i dheut shet moral dhe të qan zemra për SPAK, për viktimat e drejtësisë…ti kërkove amnisti për ata që i prenë dorën dhe gishtat polices për ata që godasin punonjësit e policisë së shtetit dhe vjen ketu dhe vë dorën në zemrë dhe shet moral… Ore ti je i pakënqur nga vetja si njeri. Ti kur s’u kënaqe kur të bëri Berisha ministër drejtësie s’ke për tu kënaqur në këtë dynja, ta dish. E keni mundëisnë të tregoni vullnetin tuaj për të mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re….Po gjetet një zyrtar të lartë publik, që ka përfituar nga kjo amnisti dilni e thojeni emrin këtu. Nëse nuk doni t’i besoni këto që thash, ja ku keni përgjigjen e SPAK. Ju ngatërroni shërbimin e provës me institucionit e vuajtjes së problemit. Nëse do ta kishim SPAK të krijuar në 2017, jam i bindur se kjo amnisti s’do kishte kaluar në Kuvend, s’do e jepja votën se me standardin e hetimit të SPAK, zyrtarë të lartë publik do ishin në institucionet e vuajtjes së dënimit që menaxhoj unë, s’do ishin në këtë sallë. Dil këtu ti dhe kushdo tjetër të më thotë një emër.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *