E premte, 30 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti me drejtues një 39-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.

Reklamë

Fatkeqësisht këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.

Reklamë

Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë