Një aksident automobilistik ka ndodhur mbremjen e sotme në daljen e Kamzës.

Një automjet është përplasur me murin anësor të rrugës dhe si pasojë e përplasjes makina është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Nga goditja e fortë, është rrëzuar në tokë edhe një shtyllë elektrike ndricimi.

Dyshohet se shkaku i përplasjes ka qene shpejtësia tej normave të lejuara, ku shoferi ka humbur kontrollin e mjetit .

Për pasojë ai ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *