Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e së enjtes në Kryebushat te Shkodrës. Përplasja e dy automjeteve shkaktoi një viktimë dhe dy të plagosur. 62-vjeçari Ludovik Malota i cili drejtonte mjetin e tipit “benz” humbi jetën pas përplasjes fatale.

 

Ndërkohë dy të plagosurit nga mjetet e tjera u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende plotësisht por dyshohet për një parakalim të gabuar të njërit prej mjeteve çka shkaktoi edhe përplasjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *