Subscribe

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë projektligjin për buxhetin e 2019.

 

Ahmetaj tha se 28 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues do të përfitojnë transport falas.

 

Sipas Ahmetajt, ministria ka vendosur në dispozicion për transportin në arsim 680 milionë lekë.

 

Ministri Ahmetaj theksoi se sektori i arsimit është prioritar për vitin 2019.

 

Sakaq, ministri njoftoi se do të ketë investime edhe në sektorin e shëndetësisë.

 

Ahmetaj bëri me dije se do të ketë rimbursime të barnave pasi fondi tavan është vendosur që të jetë 10.5 mln lekë.

 

Ai deklaroi gjithashtu se në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit do të ketë rritje pagash me 7%. Rritje pagash, njoftoi ministri, do të ketë dhe për policët dhe punonjësit e Gardës.

 

Sipas Ahmetajt, buxheti i ri parashikon edhe financim për organet e reja të drejtësisë si dhe për sektorin e bujqësisë.

 

Duke u ndalur tek bujqësia, Ahmetaj tha se ky sektor është një nga më të financuarit nga shteti.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *