Subscribe

Për 6 orë, SPAK mori në pyetje ish- agjentin shqiptar të inteligjencës, Agron Neza, emri i të cilit përmendet në dosjen “McGonigal”. Ai dyshohet se i ka dhene  ish- zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal një shumë prej 225 mijë dollarësh. Pas dëshmisë për Prokurorinë Antikorrupsion, Neza ka refuzuar të flasë për mediat.

“Pyesni Prokurorin”, tha Neza para gazetarëve.

Në deklarimet që Mcgonigal ka bërë për prokurorinë Federale të SHBA ka thënë se ai kishte detyrimin të tregonte origjinën e këtyre parave, ndonëse sipas tij ato i janë dhënë për çështje private.

Më 24 janar të vitit të shkuar, deputeti Gazment Bardhi depozitoi në SPAK kallëzimin për nisje të hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama. Bardhi ngriti pretendime seRama i kaloi paratë tek Mc Gonigal, përmes Agron Nezës, me synim goditjen e opozitws.

Aktualisht, ish- zyrtari i lartë i FBI për kundërzbulimin Charles Mcgonigal është dënuar me 14 dhjetor me 4 vjet e dy muaj heqje lirie nga Gjykata e Federale e Manhatan për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska.

Ndërkohë në 16 shkurt McGonigal pritet të njihet me dënimin e fshehjes së 225,000 dollarëve, që ai ka pranuar se i ka marrë nga Agron Neza./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *