Florian Agalliu në spektaklin e fudnit u zgjodh kryefermer ku përfitoi edhe disa benefite.
Përveç kësaj, Agai i dha edhe një mision sekret Florit, që të zgjedhë dy fermerë për të përfituar një telefonatë zemre me familjarët e tyre.
“Sot ti duhet të marrësh një vendim. Po të jap të drejtën të zgjedhësh dy fermerë që të marrin një telefonatë zemre nga familjarët ose të afërm. Nga ky vendim përjashtoihesh ti dhe dy fermerët e rinj që hynë së fundmi”, thuhej në letrën e Agait, të lexuar nga Flori në Plevicë.
Moderatorja Fjoralba Ponari ka pyetur fermerët se kush mendojnë se janë të zgjedhurit. Fermerët kanë shprehur mendime të ndryshme, por e përbashkëta e mendimeve të tyre ishte se zgjedhja e Florit do ishte për dikë që ka fëmijët jashtë./vizionplus.tv





