Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë i pranishëm në inagurimin e aeroportit të ri të madh të Stambollit, ku është takuar me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

 

Kreu i Shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shpreh kënaqësi nga ky takim.

 

Gjithashtu nga fotot duket se pjesë e këtij takimi kanë qenë liderë të tjerë të rajonit, si Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

 

 “Kënaqësi e veçantë ta uroja Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inagurimin e aeroportit të ri të madh të Stambollit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *