Tensionet vijojnë të jenë të larta jashtë ambienteve të Parlamentit.
Pas përplasjes me policinë, protestuesit janë përplasur edhe me Adriatik Lapajn.
Ky i fundit i është bashkuar tubimit, por nuk është pranuar nga qytetarët, të cilët konfrontohen me të dhe i kërkojnë të largohet.
Thirrjet e qytetarëve kanë qenë jo vetëm ndaj mazhorancës, por edhe opozitës, duke i konsideruar këta të fundit si “të shitur” dhe deputetë që “nuk i përfaqësojnë”.
Ndërkohë që seanca e kësaj të enjte vijon vetëm me praninë e deputetëve të mazhorancës, pasi opozita e bojkotoj me argumentin se në rend dite nuk janë vendosur kërkesat e qytetarëve.
Në seancë nga opozita është vetëm deputeti i Redi Muçi, ndërsa dy deputetët e “Mundësia”, Agron Shehaj dhe Erald Kapri janë të përjashtuar.





