E martë, 15 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Administrata në lupën e task-forcës

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija hedh poshtë akuzat qe kane ardhur nga Lëvizja Socialiste per Integrim se masat ndaj përfshirjes se administratës ne fushatën elektorale kane prekur vetëm mbështetësit e kesaj force politike. Mandija sqaron se te gjitha masat e marra, shkarkimet apo pezullimet nuk kane prekur vetëm mbështetësit e kësaj force politike, pasi ne pothuaj te njëjtat shifra janë shkarkuar edhe punonjës qe mbështesin Partine Socialiste.

 

Mandija drejton task-forcën per monitorimin e administratës publike dhe thekson se shkarkimet kane ardhur vetëm pas disa verifikimeve jo thjesht me nje foto siç pretendon LSI.

 

Ne mbledhjen e dyte te task-forces është ngritur edhe shqetësimi per financimin e paligjshëm te fushatës elektorale, pas shqetësimit se shuma ta mëdha parash jane tërhequr nga bankat e nivelit te dyte gjate muajit maj. Zëvendëskryeministrja sqaron se deri tani ka vetëm nje rast qe drejtoria e pastrimit te parave e ka dërguar ne prokurori por nuk ka denoncime per blerje votash.

 

Sipas zëvendëskryeministres mbeten problem punësimet gjate fushatës elektorale dhe te gjithë institucioneve u eshte kërkuar informacion me i plote per çdo lëvizje ne administrate. Ndërkaq task-forca i është drejtuar Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Departamentit të Administratës Publike të kryejnë hetim administrative per rastin e sekretarit te përgjithshëm te Ministrisë se Arsimit. Mandija ka sqaruar se nuk ka asnjë problem ne lidhje me pjesëmarrjen e punonjësve te administratës publike ne komisionet e nivelit te dyte dhe te trete.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video