Vorbulla polare e ka kthyer ujvarën e Niagarës në një pamje spektakolore si në përralla.

 

Një pjesë e madhe e ujëvarës ka ngrirë në të dyja anët e kufirit si në Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe në Kanada, nga temperaturat që kanë shkuar deri -50 gradë celcius.

 

Në disa pjesë uji rrjedh me furi, por në disa të tjera ai ka ngrirë që në lartësi.

Përkundër spektaklit që natyra po jep në Niagarë, moti ekstremisht i ftohtë në pjesën veri-perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërthyer disa shtete duke e çuar numrin e viktimave në 21.

 

Autoritetet kanë paralajmëruar se qëndrimi jashtë edhe vetëm për 5 minuta mund të çoj në ngrirje.

 

Shkollat kane vazhduar të qëndrojnë të mbyllura ndërsa spitalet janë tejmbushur me pacientë si pasoje e probleme të shkaktuara nga acari.

 

Guvernatorët e shteteve si Ilinois, Miçigan dhe Uiskonsin kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

 

Ekipet e emergjencës po punojnë për t’iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë. I ftohti ekstrem tashmë ka nisur të zhvendoset në pjesën perëndimore të Nju Jorkut ku niveli i dëborës ka shkuar deri në 51 centimetra.

 

Fronti polar, që shtrihet nga Nju Jorku në Montana, solli temperatura më të ulëta se ato të regjistruara në Antarktidë.

 

Ndërkohë, në gjithë Shtetet e Bashkuara, janë anuluar mbi 2 mijë fluturime.

 

Gjatë ditëve të ardhshme, mbi 200 milionë vetë ose 70% e popullsisë së Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë të përballen me ngrica.

 

Ndërkohë që mbi 25 milionë persona në verilindje të vendit po përballen me temperatura deri në minus 50 gradë celcius.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *