E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Të shtëna me armë zjarri në mes të natës në Tiranë, plagoset 34-vjeçari (EMRI)

Juxhin Hamajezi 34 vjeç është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. I riu është paraqitur në spital në orën 23:55 për të marrë ndihmë mjekësore.

Reklamë

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një konflikt të çastit për motive të dobta.

Policia dhe prokuroria po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur  në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë