Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 July 2026
Vizion fokus

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë në Klos,...

Shpërthim në minierën e qymyrit në Pakistan, të paktën...

Gjermania riatdheson afganë pa precedentë penalë

VIDEO/ “Lum” emigrantësh me not nga Maroku, Spanja mobilizon...

Trump: Është arritur marrëveshja për çarmatimin e Hamasit

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare legjenda e futbollit...

PS po ‘varros’ zonat e vendit, Hoxha: Skemë kriminale...

Reforma Territoriale/ Avokati: Të bashkosh Selenicën me Vlorën është...

PS “shkrin” 15 bashki, gazetari: Ja skema që ndoqën...

Mijëra emigrantë marokenë “pushtojnë” bregdetin spanjoll, 9 të vdekur

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në Kosovë

27 Maj 10:23

Delegacioni i kongresistëve amerikanë po qëndrojnë në Kosovë ku gjatë ditës do të takohen me krerët shtetërorë në Kosovë.

Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve, arritën në Kosovë pasditen e 26 majit, pasi qëndruan në Luginë të Preshevës ku u takuan me zyrtarë të ndryshëm shqiptarë në jug të Serbisë.

Self tha se pasi mësuan për problemet reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, vizita në Kosovë zhvillohet për të “mësuar për pakicën serbe atje”.

“Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, u tha Self gazetarëve në Luginë të Preshevës.

Gjatë ditës, kongresistët do të takohen me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Një javë më parë, Kurti njoftoi se kishte zhvilluar një takim virtual me një grup kongresistësh, përfshirë edhe me Selfin.

“Bashkëpunimi dypalësh në mbrojtje midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është më i fortë se kurrë. Kjo, kryesisht, për shkak të mbështetjes dërrmuese dypartiake që Kosova gëzon në Kongresin e SHBA-së”, tha Kurti përmes një postimi në X, pas bisedës.

Vizita e kongresistëve vjen pasi në prill, Self, së bashku me kongresistët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, propozuan një rezolutë që synon ta shtyjë përpara rrugën e Kosovës drejt Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Në këtë rezolutë, që gëzon mbështetje dypartiake në Shtetet e Bashkuara, thuhet se “qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumetnike përbëjnë një argument bindës për anëtarësimin në NATO”.

Kosova synon të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore, por ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare për anëtarësim, teksa mosnjohja nga katër shtete të NATO-s (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) vlerësohet pengesë drejt anëtarësimit në aleancë.

Vendi aktualisht është në proces të shndërrimit të Forcës së Sigurisë në ushtri, proces që pritet të zgjasë deri më 2028.

Pranimi i një anëtari në NATO kërkon mbështetje unanime, prandaj edhe rezoluta e paraqitur nga kongresistët i kërkon Uashingtonit t’i nxisë këto katër vende anëtare ta njohin shtetin e Kosovës.

Posted Under:
Anash Bota Kosova

Nga e njëjta kategori

Ndezi zjarr për të djegur barishtet, por flakët përfshinë magazinë në Shkozet, arrestohet 38 vjeçari

më shumë...

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë në Klos, punonjësit e administratës dalin në protestë: Jemi kundër, humbje për qytetin

më shumë...

Shpërthim në minierën e qymyrit në Pakistan, të paktën 34 të vdekur

më shumë...

Gjermania riatdheson afganë pa precedentë penalë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:17

Ndezi zjarr për të djegur barishtet, por...

10:16

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë...

10:08

Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën...

10:00

Shpërthim në minierën e qymyrit në Pakistan,...

9:48

Gjermania riatdheson afganë pa precedentë penalë

9:43

VIDEO/ “Lum” emigrantësh me not nga Maroku,...

9:25

Kujdes me këtë veprim kur shëtisni me...

9:10

Si t’i mbroni kockat dhe të shmangni...

9:04

Trump: Është arritur marrëveshja për çarmatimin e...

8:59

Dashuria dhe financat, horoskopi për ditën e...

8:36

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare legjenda...

8:25

Shqipëria nën pushtetin e të nxehtit, temperaturat...

10:40

PS po ‘varros’ zonat e vendit, Hoxha:...

10:20

Reforma Territoriale/ Avokati: Të bashkosh Selenicën me...

10:14

Konsumi i ulët i sheqerit për fëmijët...

10:06

PS “shkrin” 15 bashki, gazetari: Ja skema...

10:02

Mijëra emigrantë marokenë “pushtojnë” bregdetin spanjoll, 9...

9:51

Abdixhiku rikonfirmohet në krye të LDK

9:47

“Njerëzit në shesh kanë vendosur mos jetojnë...

9:37

Zjarri në Shkozet, Karakaçi: Është rikthyer energjia...

Më të klikuarat

  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • PS çon në Kuvend hartën territoriale, reduktohet në 46 numri...
  • Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e...
  • I nxehti pushton Shqipërinë, ja sa do të arrijnë temperatura...
  • Tragjedia në Postribë, Shkodra i jep sot lamtumirën nënës dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.