Subscribe

Kryeministri Rama konfirmoi edhe në konferencen e fundit me gazetarët për këtë vit se cmimi I energjisë për abonentet familjare nuk do të rritet, ndonëse sic tha kreu I qeverise, cmimi në tregje është tërbuar.

 

 

Kriza energjetike globale, po sfidon të gjitha shtetet ndërsa çmimet kanë arritur 450 euro për megavat. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, kemi lëvizur në një mesatare prej 100 eurosh për megavat, nga 85, 92 deri në 120. Por 450 euro megavat është çmim marramendës. Po të kemi parasysh totalin vjetër kemi lëvizur në një total 50 euro për megavat. Këtë krizë e kam paralajmëruar disa kohë më parë edhe paralajmërimi i komentua si një alarm fals. Nuk duket se ka fund të qartë. është folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt, apo këtë hipotezë. Kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika, tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Ne ndërkohë që vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet për konsumatorin, pasi janë duke rritur çmimet, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’i bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Tani që flasim po zhvillohet një dëgjesë e ministres së Infrastrukturës me disa përfaqësues të kompanive që janë të lidhur ame tensionin e mesëm që liberalizimi i tregut do të thotë rritje eksponenciale të çmimit. Jemi duke përgatitur për ta një skemë lehtësuese.”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.