Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokali pranë bashkisë në Shkodër, ku mbetën të vdekur Armando Pali dhe Geridon Kraja, ndërsa disa të tjerë u plagosën, drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, dhe kryeprokurori i rrethit, Albert Muçaj, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Mes të plagosurve është edhe Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç dhe një kamariere.
Lexo edhe :
Related Posts
Burime pranë hetimit bëjnë me dije autori i ngjarjes ka mbërritur fillimisht në vendngjarje me një motor, të cilin e ka lënë ende të ndezur pranë lokalit. I maskuar, ai ka hyrë brenda lokalit dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Pas atentatit, autori është larguar me vrap në këmbë dhe më pas është futur në një automjet tip “Volkswagen” që e kishte parkuar pranë lokalit. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai ka pësuar një aksident në dalje të Shkodrës, pranë urës së trenit.
Më pas, autori ka tentuar t’i shpëtojë policisë duke u hedhur në lumin Kir, por është kapur dhe arrestuar nga forcat “Shqiponja”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e krimit, një kallashnikov.
/vizionplus.tv






