Është rënduar bilanci i aksidentit që ndodhi një ditë më parë në aksin rrugor Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.
Numri i viktimave ka shkuar në dy, pasi mësohet se në orët e para të së martës ka ndërruar jetë në spital edhe personi tjetër që mbeti i plagosur.
Lexo edhe :
47-vjeçari Artan Muho ishte pasagjer në kamionçinën që drejtohej nga 62-vjeçari Alfred Hasani, i cili gjithashtu mbeti i vdekur në vend.
Mjeti i tyre u përplas nga një makinë në të cilën po udhëtonin dy shtetas italianë. Nga goditja e fortë, kamionçina humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Ndërsa Hasani mbeti i vdekur në vend, Muho u dërgua në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetojë si pasojë e plagëve të shumta.
Ndërkohë, forcat e policisë së Vlorës arrestuan këtë të martë edhe shtetasen italiane, e cila drejtonte automjetin që shkaktoi aksidentin.
Dyshohet se 28-vjeçarja ka bërë manovrim të gabuar, çka për pasojë solli edhe përplasjen fatale./vizionplus.tv






