Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Kjo bisedë vjen pas sulmit masiv ndaj Kievit në orët e para të kësaj të enjte.
Ursula von der Leyen nënvizoi se Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave.
“Sapo fola me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump, pas sulmit masiv ndaj Kievit që goditi edhe zyrat tona në BE-së”, shkroi në X presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
”Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave. Ne duhet të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën me garanci të forta dhe të besueshme sigurie që e transformojnë vendin në një ”iriq çeliku”, shtoi ajo.
“Evropa do të luajë rolin e saj të plotë. Instrumenti ynë i mbrojtjes SAFE, për shembull, do të jetë i rëndësishëm në forcimin e forcave të armatosura të guximshme ukrainase”, përfundoi Ursula von der Leyen.





