Lirohen hapësirat publike të zaptuara të mënyrë të paligjshme. Aksioni, i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, këtë të diel u përqendrua në Tiranë dhe Vlorë.
Në kryeqytet, uniformat blu në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit liruan një hapësirë të përbashkët pallati, e kthyer në mënyrë të paligjshme në vend parkim automjetesh në rrugën “Medar Shtylla”.
I proceduar përfundoi një 39-vjeçar që akuzohet për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec.
Rasti është përsëritur edhe në Golem, ku dy persona u kishin zënë dy hapësira qytetarëve në kundërshtim të plotë me ligjin. Të dy përfunduan nën hetim nga prokuroria.
Edhe në Vlorë një pronë publik përdorej si parking automjetesh. Aksioni u shtri në lagjen “Rilindja”, ndërsa ankesa u bë nga qytetarët.
Uniformat blu në terren po ndëshkojnë edhe drejtuesit e automjeteve që parkojnë në mënyrë të gabuar.
/vizionplus.tv





