Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

Tërmetet në Venezuelë/ Mbi 1,450 viktima, shpresat për të...

Aksion i madh antikorrupsion në Irak, arrestohen 47 zyrtarë...

Presidenti Begaj takohet me homologun polak: Vlerësojmë mbështetjen e...

Tensione të reja SHBA-Iran! Garda Revolucionare pezullon procesin e...

Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi,...

Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Euro në një rrokullisje pa fund! Pritet të shkojë...

Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për...

Biznesi bie në pesimizëm. Kush janë shqetësimet?

Debat për “11 majin” në Strasburg/ PS e PD përplasen në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE

18 Qershor 19:18

Nga Olta Blaceri

Debati  për zgjedhjet e 11 majit u zhvendos sot në Strasburg, në ambjentet e parlamentit europian ku u zhvillua takimi i komitetit te stabilizim asocimit BE-Shqipëri.

Partia socialiste e cila ne 11 maj fitoi 83 mandate premtoi nisjen e punës për reformën zgjedhore që në muajin shtator, ndërkohë që partia demokratike shfrytëzoi takimin në Strasburg për të denoncuar procesin e 11 majit si  të parregullt

“Ritheksoj nevojën për të filluar menjëherë në shtator reformën zgjedhore. Dhe sigurisht në reformën e ardhshme zgjedhore duhet të  vendosim parashikimin se si do të zgjidhen anëtarët e Parlamentit Europian nga Shqipëria. Cështja tjetër është depolitizimi i komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë dhe të tretë.  Mendoj se sic bëjmë cdo shtator kur nis legjislatura e re, duhet të nisim reformën elektorale, me consensus sic e kërkon gjithnjë reforma zgjedhore”, u shpreh ministri pë Marrdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

“Është hera e parë,  që fjalia e parë e raportit të ODIHR është; në zgjedhje nuk kishtë fushë të barabartë loje. Për herë të parë, në paragrafin e parë,  ODIHR thotë se në këtë garë zgjedhore mazhoranca përfitoi  nga qënia në pushtet. Pra,  në teori ka pasur garë, por garuesit nuk janë lejuar të garojnë në të njëjtat kushte dhe me të njëjtën liri. Reforma e fundit zgjedhore që u realizua me consensus ishte në vitin 2012, kur partia demokratike ishte në pushtet, dhe prej atij momenti nuk ka pasur asnjë reforme me konsensus”, deklaroi nëkryetari i PD, Oerd Bylykbashi.

Qeveria përsëriti ambicjen e saj për të anëtarësuar shqipërinë në be në vitin 2030, por opozita vuri në dukje se pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk mund të ketë sukses në këtë process.

“Vizioni ynë është i qartë, ne duam të mbyllim negociatat në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësimin e plotë brenda kësaj dekade”, shtoi Balla.

“Opozita e ka mbështetur këtë proces jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete politike. Por ne duam që ky proces të përdoret realisht për të ndryshuar dhe transformuar vendin. Askush nuk ka nevojë për një proces integrimi ku gjërat ndodhin vetëm në letër, ndërkohë që standardet dhe normat demokratike nuk ndryshojnë në praktikë në vend. Kështu që thirrja ime për të gjithë pjesëmarrësit këtu është: ta përdorim këtë proces, së pari për të ndryshuar zgjedhjet”, tha Tabaku.

Nga ana e tij komisioni evropian theksoi se dialogu politik është i rëndësishëm në procesin e integrimit, duke theksuar se afatet e vendosura nga qeveria shqiptare janë të arritshme.

“Dialogu politik, konstruktiv dhe gjithëpërfshirës është e vetmja mënyrë për të arritur objektiin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në vitin 2027.  Afatet mbi të cilat po punojmë janë ambicioze por të arritshme me punë dhe vullnet të mirë nga të gjitha palët“, tha përfaqësuesu i Komisionit Europiane, Sigrid Brettel.

Takimi i Komitetit te Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri do të vazhdoje edhe neser, e ndryshe nga tradita këtë herë nuk do të ketë asnjë deklaratë të përbashkët.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
11 maji debat PD PS Shqipëri Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

më shumë...

U rrëzua nga shkëmbi teksa mblidhte çaj, shpëtohet 41-vjeçari në Maliq, dërgohet me plagë të rënda te Trauma

më shumë...

Lëkundje tërmeti në Korçë

më shumë...

Tërmetet në Venezuelë/ Mbi 1,450 viktima, shpresat për të mbijetuar po zbehen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

9:17

Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

8:55

U rrëzua nga shkëmbi teksa mblidhte çaj,...

8:51

Lëkundje tërmeti në Korçë

8:46

Tërmetet në Venezuelë/ Mbi 1,450 viktima, shpresat...

8:36

Më shumë se pesë orë i bllokuar...

8:03

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në...

10:39

Aksion i madh antikorrupsion në Irak, arrestohen...

10:26

Studimi: Përgjumja gjatë ditës mund të jetë...

10:24

Presidenti Begaj takohet me homologun polak: Vlerësojmë...

10:17

Tensione të reja SHBA-Iran! Garda Revolucionare pezullon...

10:02

Rrufeja godet një pemë në një park...

9:52

Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin...

9:07

Maliq/ Shkoi për të mbledhur çaj, rrëzohet...

8:56

Euro në një rrokullisje pa fund! Pritet...

8:32

Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i...

8:04

Biznesi bie në pesimizëm. Kush janë shqetësimet?

7:16

Rrëzohet helikopteri në Arabinë Saudite, humbin jetën...

6:31

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Do të...

5:50

Njerëzit me grup gjaku 0 nuk duhet...

5:13

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës...

Më të klikuarat

  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për poli...
  • Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan klienten dhe e mbajtë...
  • Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Qershor 2026, çfarë kanë par...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.