Pas më shumë se dy javësh në spital, ka ndërruar jetë prifti Kristaq Viso, i cili u rrëzua aksidentalisht nga çatia më 19 maj në Korçë.
Lajmi konfirmohet nga Mitropolia e Shenjtë Korçë në një postim në rrjetet sociale.
“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso”, shkruhet në postim, duke shtuar: “Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve”.
Prifti ortodoks Kristaq Viso, ishte duke ndihmuar në riparimin e çatisë priftin tjetër të Kishës së Shën Triadhës në varret publike të qytetit të Korçës kur papritur ra nga lartësia e kishës në tokë, duke pësuar dëmtime të rënda.
Ai u dërgua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Dëmtimet më të rënda, 62-vjeçari i kishte marrë në kokë. Fatkeqësishtp as dy javësh, mbylli sytë përgjithmonë./vizionplus.tv





