Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 July 2026
Vizion fokus

Rama takohet me kreun e NATO-s, kryeministri bisedon edhe...

“Gjykata e Lartë të japë vendimin”, mbrojtja e Veliajt...

Mijëra njerëz nisen në Marshin e Paqes në kujtim...

Samiti i NATO-s nuk e ndal Macronin, presidenti francez...

Bëhet viral dasma e pazakontë në Indi, dhëndri martohet...

Sejko: Rënia e euros forcoi lekun, ky fenomen ndikoi...

Donald Trump: S’ka paqe me Iranin! Presidenti amerikan akuzon...

“Mendoj se armëpushimi me Iranin ka mbaruar”, Trump nga...

Shpërthim me tritol në Krujë, detajet e para

Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari e plagos...

Pse është e rëndësishme të hani fibra dhe drithëra çdo ditë?

27 Maj 20:46

Ata që hanë shumë fibra dhe drithëra të plota çdo ditë kanë një rrezik më të ulët për sëmundje të ndryshme kronike jo-ngjitëse dhe janë përgjithësisht më të shëndetshëm, sipas një studimi të ri shkencor të kryer në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Hulumtimet tregojnë se konsumimi i të paktën 25 gramëve fibra në ditë shoqërohet me një ulje prej 15% deri në 30% të vdekshmërisë së parakohshme nga çdo shkak, krahasuar me ata që hanë sasi të vogla të fibrave të tilla dietike.

Në mënyrë specifike, konsumimi i shumtë i fibrave shoqërohet me një ulje prej 16% deri në 24% të rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës, goditjes në tru, diabetit të tipit 2 dhe kancerit të zorrës së trashë. Gjithashtu shoqërohet me peshë më të ulët trupore dhe nivele më të ulëta të kolesterolit.

Për çdo tetë gramë rritje të konsumit ditor të fibrave, rreziku i sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe kancerit të zorrës së trashë zvogëlohet me 5% në 27%, ndërsa ka mbrojtje më të mirë kundër goditjes në tru dhe kancerit të gjirit.

Gjithashtu, çdo rritje prej 15 gramësh në konsumin ditor të drithërave të plota çon në një ulje prej 2% deri në 19% të vdekshmërisë së parakohshme, sëmundjeve koronare të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe kancerit të zorrës së trashë. Drithërat e plota janë të pasura me fibra, gjë që shpjegon efektin e tyre mbrojtës.

Studiuesit, të udhëhequr nga Profesor Jim Mann i Universitetit të Otagos në Zelandën e Re, i cili publikoi artikullin përkatës në revistën mjekësore “The Lancet”, vlerësuan (meta-analizë) të gjitha hulumtimet e disponueshme (gjithsej 243 studime) që janë kryer deri më tani në të gjithë botën mbi fibrat dhe drithërat e plota. Shumica e njerëzve në mbarë botën konsumojnë më pak se 20 gramë fibra në ditë, ndërsa studimi i ri, i cili do të çojë në rekomandime të reja nga OBSH-ja, këshillon 25 deri në 30 gramë çdo ditë, ndërsa edhe një sasi më e madhe ofron përfitime shtesë shëndetësore.

Studimi i ri zbuloi gjithashtu se një dietë me ushqime që kanë një indeks të ulët glicemik dhe ngarkesë të ulët glicemike ofron vetëm mbrojtje të kufizuar kundër diabetit të tipit 2 dhe goditjes në tru. Këto ushqime mund të përmbajnë sheqerna, yndyrna të ngopura dhe natrium (kripë), gjë që zvogëlon përfitimet e tyre shëndetësore.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
drithera fibra Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

5 arsye të mira pse nuk duhet ta ndalni konsumin e kastravecit çdo ditë

më shumë...

A është shenja juaj mes më të favorizuarave? Horoskopi ditor: Një lajm vjen për dikë

më shumë...

Truri rinohet duke mësuar më shumë gjuhë të huaja!

më shumë...

Njihuni me cilësitë që i karakterizojnë njerëzit që zgjohen herët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:15

Shtëpia e Faik Konicës, e rrënuar, kërkohet...

1:56

Rama takohet me kreun e NATO-s, kryeministri...

1:42

Rritet me 701 milionë lekë financimi për...

1:41

“Gjykata e Lartë të japë vendimin”, mbrojtja...

1:21

KQZ “vulos” zgjedhjet në Kosovë, seanca e...

1:07

5 arsye të mira pse nuk duhet...

12:47

Mijëra njerëz nisen në Marshin e Paqes...

12:43

Samiti i NATO-s nuk e ndal Macronin,...

12:37

Bëhet viral dasma e pazakontë në Indi,...

12:17

Merr flakë kioska në fshatin Shtëpez të...

11:40

Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video...

11:33

Sejko: Rënia e euros forcoi lekun, ky...

11:30

Donald Trump: S’ka paqe me Iranin! Presidenti...

11:19

U vra në sallën e gjyqit! Këshilli...

11:09

“Mendoj se armëpushimi me Iranin ka mbaruar”,...

10:56

“Ti je Mbretëresha?”, reagimi i Kate Middleton...

10:34

Shpërthim me tritol në Krujë, detajet e...

10:23

Pas tre vitesh, Brad Pitt shfaqet për...

10:23

Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari...

10:14

Zjarr i përmasave të mëdha në Porto...

Më të klikuarat

  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Rama publikon pamjet nga stadiumi i ngritur për koncertin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.