Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e vdekur, dyshime...

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg,...

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në gatishmëri

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në...

Sot mbylli sytë përgjithmonë, kush ishte Artan Lame, një jetë në shërbim të historisë, kulturës dhe qytetarisë

22 Maj 12:02

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani ish-kreu i Kadastrës shqiptare, Artan Lame.

Ai njihet për angazhimin e tij politik në Partinë Socialiste, ndërsa gjatë karrierës, ka mbajtur postin e zëvendësministërit të Turizmit dhe nënkryetarit të bashkisë së Tiranës.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: E pabesueshme, ngushëllime Mirelës dhe djalit të tyre
Ndërron jetë ish-kreu i Kadastrës Artan Lame

Po ashtu, Lame ka drejtuar edhe Agjencinë e  Kadastrës dhe të Legalizimeve.

Artan Lame ka spikatur edhe si publicist, opinionist dhe studiues i historisë shqiptare.

Artan Lame lindi në Tiranën e viteve 1967. Me pasionin e tij të hershëm për historinë dhe arkitekturën, ai u bë një nga zërat më të njohur në media e botime, duke kontribuuar për vite me radhë në trashëgiminë tonë historike dhe kulturore.

Në politikë, si një nga figurat aktive të Partisë Socialiste, Lame qëndroi afër vlerave të dialogut, zhvillimit dhe institucionalizimit të shtetit.

Nga vitit 2013 deri në 2019 ai kishte postin e Drejtorit të Përgjithshëm  të ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).

Lame ishte po ashtu një publicist, me një stil të veçantë, i matur, i thellë dhe gjithnjë human. Artikujt dhe daljet e tij publike shquheshin për analizën e ftohtë. Ai ishte dhe një ndër të parët personazhe publike që ngritën zërin për rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë tonë kulturore.

Humbja e një njeriu si Artan Lame, padyshim që është një trondite për të gjithë ata që e kanë njohur, ndjekur dhe vlerësuar. Këtë të enjte, 22 maj, Shqipëria humbi një njeri që e deshi vendin e tij, punoi dhe u përkushtua me të gjithë forcën dhe dijen e tij.

Arsimimi dhe Aktiviteti Profesional

Lame ka përfunduar Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, dega Inxhinieri Markshajderi. Ai ka shërbyer si publicist, opinionist dhe koleksionist, duke kontribuar në studimin e historisë shqiptare dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Aktiviteti Politik dhe Shoqëror

Artan Lame ka qenë anëtar i Partisë Socialiste dhe ka kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, 2009 dhe 2013.

Nga 2011 deri në 2013, ai ka qenë anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së. Në fushën e shoqërisë civile, ai ka shërbyer si Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në organizata ndërkombëtare si “World Collectors Club” në Gjenovë dhe “Instituto degli Studi Araldici” në Milano. Gjithashtu, ai ka qenë Komisar për Shqipërinë në Panairin “IBRA ‘99” në Nuremberg.

Funksione shtetërore

1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.

2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).

2019-2023 vijim: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).

Botime

Rubrika e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA”, (2005-2013).

Rubrika e përjavshme “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP”, (2006-2013).

TIRANA në kartolina deri më 1944, (grup autorësh) Tiranë 2000.

Medaljet shqiptare (1914-1944) vëllimi l, Tiranë 2010.

Medaljet shqiptare (1945-2002) vëllimi ll, Tiranë 2010.

TIRANA, Planin, Building, Living, (grup autorësh), Wien 2011.

Princi i Shqiptarëve, Tiranë 2011

Piramida e Tiranës (bashkarisht me Ardian Klosi), Tiranë 2011.

Dekorimet dhe Nderimet

Në vitin 2010, Lame u nderua me çmimin “Book of the Year” nga MIC London për librin “Medaljet shqiptare 1914-2002”. Në vitin 2012, ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” për aktivitetet e tij në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Artan Lame ndahet nga jeta artan lame

Nga e njëjta kategori

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik mbyllen 3 Kapitujt e parë të negociatave me BE

më shumë...

Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gjobitet edhe me 80 mijë lekë

më shumë...

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e qeverisë për Kanye West

më shumë...

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e sektorit të turizmit njollos imazhin e Shqipërisë 

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

5:19

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:48

Shqipëria dhe Mali i Zi do të...

4:35

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani,...

4:26

Çfarë është ankthi i mbrëmjes dhe si...

4:14

5 trajtime shtëpiake kundër pickimit të mushkonjave

3:51

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe...

3:45

Me mbi 100 km/h, policia i heq...

3:19

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për...

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar p...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.