Policia ka shpallur në kërkim dy persona për vrasjen në Durrës të 29-vjeçarit Ermir Dedja. Sipas burimeve, nga verifikimi i sistemit Tims rezulton se ata janë larguar jashtë vendit.
Policia dyshon se këta persona kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e mjeteve dhe kushteve të nevojshme për autorët e krimit, përfshirë edhe mjetin që u përdor në atentat.
Lexo edhe :
Related Posts
Njëri prej personave të kërkuar është shtetas maroken. Rezulton se një ditë para ngjarjes ai ka sjellë makinën e krimit nga jashtë, përmes portit të Durrësit dhe më pas është larguar.
Nga ana tjetër autorët e dyshuar të ekzekutimit janë dy persona të tjerë.
Nga automjeti i djegur në zonën e Gërdecit, ekspertët e kriminalistikës kanë arritur të sigurojnë disa prova të cilat janë dërguar për analizë në laborator.
Për shkak të përfshirjes së viktimës në aktivitete kriminale gjatë viteve të fundit, janë ngritur disa pista hetimore që po shqyrtohen nga policia, për të përcaktuar motivin e saktë të ngjarjes.
Ermir Dedja u qëllua për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së 20 majit, ndërsa ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë. Ai mori dy plumba, njëri prej të cilëve në gjoks, që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
29-vjeçari Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku mendohet të jetë përfshirë në aktivitetete të jashtëligjshme.
/vizionplus.tv






