Dy javë pas vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës policia ka arrestuar dy persona të përfshirë në vrasjen e tij dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Erion Ndoni dhe Klodian Berisha janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kontrabanduar në Shqipëri automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes si dhe një automjet tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale.
Lexo edhe :
Related Posts
Ky i fundit është gjetur dhe është sekuestruar nga policia.
Po ashtu është shpallur në kërkim Xhuljano Dyrmishi pasi akuzohet për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave.
Më herët policia ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë njëri prej të cilëve maroken, pasi dyshohen se kanë ndihmuar autorët në krim. Tre të shpallurit në kërkim sipas sistemit Tims rezultojnë jashtë vendit.
Ermir Dedja u qëllua për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së 20 majit, ndërsa sapo kishte dalë nga makina e tij.
Ai u qëllua me breshëri nga një automjet tjetër i cili i ishte vënë në ndjekje dhe mori dy plumba, njëri prej të cilëve i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
29-vjeçari me origjinë nga Shijaku kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet të jetë përfshirë në aktivitetete të jashtëligjshme./vizionplus.tv






