Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO,...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, Gjipali: Ngjarje pozitive, ndikon drejtpërdrejt në anëtarësimin në BE!

15 Maj 19:41

Tirana do të jetë nesër (16 maj) kryeqendra e Europës, me gjithë vëmendjen e përqendruar te Samiti i Komunitetit Politik Europian. 47 liderë do të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet samiti.

Drejtori i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderator Roland Zili, tha se kjo është një ngjarje shumë pozitive për Shqipërinë.

Gjipali u shpreh se me takime të tilla të rëndësishme që zhvillohen në vendin tonë, ne qëndrojmë në vëmendje të partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas Gjipalit, kjo axhendë politike dhe diplomatike ndikon drejtpërdrejt në progresin për anëtarësimin në BE.

Intervista e plotë:

Çfarë do të thotë për Shqipërinë fakti që 47 liderë europianë mblidhen në Tiranë për të diskutuar sfidat e kontinentit?

Gjipali: Është një ngjarje shumë pozitive për Shqipërinë. Tregon se vendi vazhdon të qëndrojë në vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë. Është e rëndësishme gjithashtu edhe për çështjet që diskutohen, siguria, ekonomia, zhvillimi. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për një vend të vogël si Shqipëria.

Si i shërben kjo axhendë politike dhe diplomatike progresit në negociatat e anëtarësimit me BE-në?

Gjipali: Ka ndikim të drejtpërdrejtë, sepse e dimë që një anë e medaljes janë detyrat që ne duhet të përmbushim. Nga ana tjetër, është çështje imazhi dhe perceptimi i Shqipërisë në kancelaritë më të rëndësishme evropiane. Është një rast i mirë për të përmirësuar imazhin që Shqipëria ka. Mos të harrojmë që të gjithë këta zyrtarë shoqërohen me gazetarë dhe me përfaqësues biznesesh që janë të interesuar për të investuar,  kjo kthehet në një mundësi shumë të mirë për Shqipërinë.

A mund të themi se tashmë Tirana politike është bërë një referencë për Bashkimin Europian në Ballkanin Perëndimor?

Gjipali: Po, patjetër. Të gjitha takimet e rëndësishme kohët e fundit janë mbajtur në Tiranë. Ka një vazhdimësi të këtyre aktiviteteve që hap rrugën drejt Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë që konfirmon pozicionin e Shqipërisë në raport me vendet e tjera të rajonit. Krahasuar me më parë, tashmë po kthehet në të kundërtën, Shqipëria ka më shumë angazhime të tilla që realizohen me sukses dhe hapin rrugën për samite të tjera të rëndësishme.

Si duhet t’i përgjigjet Shqipëria këtij raporti të ri, më të ngushtë e bashkëpunues që shfaqet nga Brukseli zyrtar, e jo vetëm?

Gjipali: Është një mundësi e artë që ne duhet ta shfrytëzojmë patjetër. Këto mundësi nuk qëndrojnë gjithmonë për një kohë të gjatë. Duhet të jemi gati t’u përgjigjemi kërkesave të BE-së për të realizuar me sukses procesin e anëtarësimit, por edhe bashkëpunime të tjera që mund të vijnë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
47 lidera BE gjipali samiti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37 vjeçarit të mbytur në liqenin e Ulzës

më shumë...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO, Rama: Moment krenarie!

më shumë...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt kryeministrisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

10:36

Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por...

10:32

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten...

10:04

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet...

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës në Athin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.