Kryesocialisti Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës në qytetin e Durrësit, iu bëri thirrje demokratëve që në 11 maj të votojnë me mendje dhe me zemër drejt Europës.
Ndërsa komentoi sërish edhe lajmin për “heqjen e non-gratës” për Sali Berishën nga SHBA, duke e cilësuar një gënjeshtër të madhe.
Ai tha se sot Berisha ka lëshuar rrugëve gjithë ushtrinë e tij për të përhapur një tjetër gënjeshtër të madhe.
“Kam një thirrje për demokratët e Durrësit, ata që nuk e durojnë dot Partinë Socialiste, nuk durojnë ngjyrën tonë, duhet të shohin shumë kthjellët sot ngjyrën që bashkon Shqiëprinë me Europën, ngjyrën e detit, që ngjan shumë me partinë e tyre, e cila nuk jep e nuk merr, një parti në koma. Të mendosh që qytetarët durrsakë të mbeten peng pas një Bufi kënete është trishtim. Unë ju them shikojeni 11 majin si pasardhës të atyre që folën për herë të parë shqip këtu në Durrës, si pasardhës së atyre që e bën Durrësin dhe portin ku hynin e dilnin anijet e Europës, si pasardhës të atyre që mbajtën gjallë shpirtin e Europës, dhe si pasardhës të atyre që nuk iu dorëzuan kurrë diktaturës dhe nuk shihnin nga lindja. Bëni një zgjedhje që nuk është vetëm zgjedhja juaj, por edhe zgjedhja e fëmijëve tuaj të cilën ju nuk mund t’ia mohoni, pasaportën europiane të Shqipërisë. Të ardhmen europiane të cilën për atë Zot nuk mund t’ia shpjegoni Bufit të kënetës, një hallexhiu që rri rrugëve për hallin e tij personal, dhe që e sul gjithë ushtrinë e tij të bretkosave për një gënjehstër të re si kjo e sotmja”, tha Rama.





