Viti që lamë pas shënoi një rritje të importi të mishit kryesisht nga Amerika Latine, me një shifër që në total arri në 48 mijë tonë. Ndërkohë që konsumi vjetor në Shqipëri në total arriti 189 mijë tonë.

Referuar të dhënave në 10-vjeçarin e fundit shifrat tregojnë se sasia e importi ka ardhur në rritje të vazhdueshme,d uke dëshmuar për varësin që po krijojmë ndaj këtij produkti të import. Kristaq Skënderi, mjek veteriner, gjatë një interviste në Vizon Plus tregon realitetin me sektorin e blegtorisë në vendon tonë.
Të dhënat e INSTAT nuk janë inventarizim i bujqësisë, pasi kjo mungon në vendin tonë. Ato janë një mesatarizim shifrash që nuk tregojnë realitetin e plotë. Por mund t’ju them që kam 35 vite eksperiencë në terren. Nëse më parë me duhej që në fshatin më të vogël të punoja jo më pak se gjysmë dite që të kryeja një proces vaksinimi kafshësh, sot më mjaftojnë vetëm pak minuta të kuptojë nëse ka apo jo kafshë në fshat. Situata është dramatike, – tha Skënderi.
Sipas tij tregu i mishit të vend nuk orientohet dhe garantohet nga specialistët, por nga kasapët.
Ajo çka vërehet është se s’ka më mjek veteriner. Edhe vet AKU ka mungesë stafi të specializuar. Është një profesion i pavlerësuar, i pa stimuluar, një pjesë kanë emigruar, ndaj dhe këta specialistë mungojnë në treg për të certifikuar cilësinë.





