Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Iranin

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe...

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte zhytësit italian...

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve, shpreson heqjen...

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet drejt niveleve...

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për asnjë lëshim...

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën e Botës

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga kali në...

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë deri në...

Vlerat ushqyese që janë më pak të pranishme në organizmin tonë

4 Prill 17:40

Ekspertët shëndetësore kanë ngritur shqetësimet e tyre për shëndetin publik, duke përmendur 4 vlera ushqyese që janë gjithnjë e më pak të pranishme në organizëm, kjo si pasojë e ngrënies së ushqimeve që po kanë pak vlera e ushqyese.

Më pak se 10% e njerëzve arrijnë të konsumojnë sasinë e rekomanduar ditore të perimeve (2 deri në 3 gota në ditë), dhe vetëm 20% e njerëzve konsumojnë mjaftueshëm fruta (një gotë e gjysmë deri në dy gota çdo ditë). Situata është edhe më e keqe me atë që Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara dhe Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore e quajnë “mungesa e vlerave ushqyese”, të cilat janë substanca ushqyese të rëndësishme por të konsumuar pak, ka raportuar HuffPost.

Lista aktuale e “vlerave ushqyese që mungojnë” përfshin vitaminat A, D, E dhe C, së bashku me folatin, kalciumin, magnezin, fibrën dhe kaliumin. Për adoleshentet dhe gratë para menopauzës, hekuri gjithashtu është vlerë ushqyese që mungon në organizëm. Nga këto, katër janë klasifikuar si “vlera ushqyese, mungesa e të cilave po i rrit shqetësimet e shëndetësisë publike”, sepse konsumimi i ulët i tyre është lidhur në literaturën shkencore me pasoja të dëmshme për shëndetin. Ato janë fibrat, kalciumi, vitamina D dhe kaliumi.

Ky trend i rënies është shqetësim për ekspertët e ushqimit.

“Fatkeqësisht, dietat tona nuk janë aq të pasura me vlera ushqyese sa do të dëshironim, arsye mund të jetë pamundësia për të blerë apo mungesa e kohës. Njerëzit nuk po gatuajnë aq shumë sa më parë dhe po shijojnë më shumë ‘snacks’ në vend që të ulen për të ngrënë vaktet”, ka thënë dietologia Sharon Palmer.

Fibrat

Gati çdo ekspert i ushqimit, që u intervistua për këtë artikull, kërkoi me urgjencë që ne të konsumojmë më shumë fibra. Ata shpjegojnë se fibra është e rëndësishme për shumë arsye, jo vetëm për të shmangur kapsllëkun.

“Fibra dietike është thelbësore jo vetëm për vetëm për shëndetin e traktit tretës, por ajo luan rol të rëndësishëm edhe në shëndetin metabolik, siç është mbrojtja nga sëmundjet e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak”, ka shpjeguar dietologia Kara Landau.

Një nga përfitimet e tjera të konsumit të fibrave, sipas dietologes Chelsey Amer, është se “kur përqendroheni në rritjen e konsumimit së fibrave, gjithashtu do të konsumoni më shumë nga vlerat e tjera ushqyese që i mungojnë organizmit, si vitaminat A, D, E dhe C që gjenden në fruta dhe perime, ose magnezin dhe hekurin që gjenden në bizele”.

Sipas dietologut Morgan Walker, shumica e njerëzve janë shumë larg nga objektivat e fibrave, duke konsumuar më pak se 15 gramë në ditë, ndërkohë që doza e rekomanduar është 25 gramë për gratë dhe 38 gramë për burrat.

Kalciumi

Kalciumi është vlera ushqyese e nevojshme për ndërtimin, fortësinë dhe shëndetin e eshtrave, por njerëzit e rritur, mendojnë se nuk kanë më nevojë për të. Megjithatë, kjo vlerë ushqyese e nënvlerësuar është e rëndësishëm gjatë gjithë jetës.

“Është thelbësor për shëndetin e vazhdueshëm të eshtrave dhe zemrës”, ka thënë Landau.

Një tjetër eksperte, dietologia Lauren Manaker, ka theksuar se “përzierja e kalciumit, vitaminës D dhe K2 ul rrezikun e osteoporozës dhe frakturave më vonë në jetë”.

Mungesa e vitaminës D

Për rolin e vitaminës D po bëhen gjithnjë e më shumë studime, dhe po dalin gjithnjë e më shumë përfitime. Ajo është e njohur për rolin në shëndetin e kockave, por gjithashtu ka lidhje me shëndetin e përgjithshëm.

“Vitamina D ka ndikim në funksionin e imunitetit dhe ka lidhje me rrezik më të ulët për sëmundje kronike”, ka thënë dietologia Walker.

Për shumicën e të rriturve, doza ditore e vitaminës D është 600 njësi (IU) për personat nën 70 vjeç dhe 800 njësi (IU) për ata mbi 70 vjeç. Sipas statistikave, rreth 35% e të rriturve në SHBA kanë mungesë të vitaminës D.

 

“IU” është shkurtesë për “International Units”, një njësi që përdoret për të matur sasitë e substancave biologjikisht aktive, si vitaminat dhe disa hormone. IU nuk është njësi e matjes për peshë (si gramët ose miligramët), por njësi që tregon efektin biologjik të një substance, pra sa është efektive ajo në trup.

Në rastin e vitaminës D, 1 IU është e barabartë me një sasi specifike të vitaminës D që është e nevojshme për të prodhuar një efekt të caktuar biologjik në trup. Kjo sasi mund të ndryshojë për substanca të ndryshme. Për shembull: për vitaminën D, 1 IU është rreth 0.025 mikrogramë (mcg) e vitaminës D.

Kaliumi

Nëse një person nuk mund të kujtojë herën e fundit që ka ngrënë banane apo patate, mund të jetë një nga ata persona që kanë mungesë të kaliumit në organizëm.

“Shumë njerëz konsumojnë më pak se 2,600 miligramë kalium në ditë, që është ndjeshëm më i ulët se niveli i rekomanduar prej 4,700 miligramësh”, ka thënë dietologia Jen Hernandez.

Një nga arsyet pse është kaq e rëndësishme të merrni mjaftueshëm kalium është se ai luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut.

“Por ushqimet më të pasura me kalium, frutat, perimet, farat, bishtajoret, nuk konsumohen mjaftueshëm si pjesë e dietës standarde amerikane”, ka thënë ajo.

Diferencën e bëjnë ushqimet e plota, jo suplementet

Duke folur për mungesat e këtyre vlerave ushqyese, disa njerëz mund të mendojnë se mund të plotësojmë boshllëqet me suplemente, por ekspertët kanë këshilluar njerëzit të mos mbështeten vetëm në to.

“Suplementet mund të ndihmojnë të mbushim boshllëqet, por ato nuk mund të zëvendësojnë një dietë të pasur me ushqime të plota”, ka thënë dietologia Marissa Karp.

Sipas dietologes Walker, njerëzit nuk kanë nevojë për dieta ekstreme ose suplemente për të mbushur këto boshllëqe ushqimore, por disa ndryshime të thjeshta dhe të qëllimshme në dietë mund të kenë ndikim të madh.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
ushqyese Vizion Plus Vlera

Nga e njëjta kategori

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo metodë natyrale për lëkurën?

më shumë...

Surpriza dhe emocione të forta! Nis Ferma VIP në Vizion Plus, ndiqeni LIVE

më shumë...

“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hëna e Plotë hap rrugën e suksesit, kush përjeton ndryshime

më shumë...

“Kujdes me krenarinë në debate të vogla”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:50

Bujaka fiton sfidën, Blerina dhe Henri në...

11:17

Kush janë 3 fermerët më pak të...

11:07

“Aktor i dobët”, Iliri përplaset me Indrin:...

10:42

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:37

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po...

10:15

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta...

10:02

Publiku mund të “hyjë” në fermë, risia...

9:48

“Nuk më intereson nëse merr apo jo...

9:23

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

9:19

1 bilion shikime në Instagram, Ferma VIP...

9:14

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit...

9:04

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte...

9:00

Surpriza dhe emocione të forta! Nis Ferma...

8:53

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve,...

8:35

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet...

8:28

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për...

8:27

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën...

7:50

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga...

7:48

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë...

7:31

Merkel kritikon BE-në: Duhet të kishte më...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskop...
  • Tragjike në Greqi/ 46-vjeçari shqiptari humb jetën në kantie...
  • Shembet fasada e pallatit në Durrës, zë poshtë automjetin e...
  • Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.